Politike

VIDEO-Çuçi: Veliu largohet nga detyra me rezultate të larta, Gledis Nano ka sfidë përpara

6 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
VIDEO-Çuçi: Veliu largohet nga detyra me rezultate të larta,

TIRANË-Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi para gazetarëve se qeveria mori vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Çuçi u shpreh se Veliu po largohet nga detyra me rezultate të larta pasi e ka ngritur policinë si asnjëherë më parë. Ndërkohë, ministri zbuloi se në vend të tij do të jetë Gledis Nano, që sipas tij ka shumë sfida për të kryer.

Sot qeveria mori vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjitshëm Ardi Veliu dhe emërimin të Gledis Nano. Veliu largohet nga detyra me rezultate shumë të larta, duke e çuar si asnjëherë më parë këto 30 vite policinë e shtetit. Kjo falë përgjegjshmërisë që ka demonstruar në policinë e shtetit. Treguesit e policisë tregojnë një rritje dhe standart në policinë e shtetit. Në detyre, Nano i cili ka shërbyer për kohë të gjatë në antiterrorin e shtetit, ka një sfidë për ta cuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të policisë së shtetit në këto vite.’– u shpreh Çuçi.


Pyetje: Thatë që treguesit e policisë janë përmirësuar por polici por Rama iu la 100 ditë kohë. Cfarë reformash keni bërë apo fikja e kandilit të Veliut?

Cuci: E keni keqkuptuar kandilin, janë situata që krijohen në një dinamikë komunikimi me opozitën. Unë kam vlerësim maksimal për Veliun, po të shohim numrin e vrasjeve që është përgjysmuar që nga 2013 apo operacioni forca e ligjit, që ka cuar 78 anëtarë të krimit të organizuar, apo performanca që është rritur.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi vendimet e qeverise 6 tetor 2021 bledi çuçi vendimet e qeverise 6 tetor 2021

Sondazh

Poll