Politike

VIDEO- VENDIMET/ Kumbaro: Ndërtohet në Durrës hoteli me 5 yje, investim 15 mln euro

6 Tetor 2021, 11:15 Nga DOSJA
VIDEO- VENDIMET/ Kumbaro: Ndërtohet në Durrës hoteli me 5 yje,

TIRANË– Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi dy vendimet që u morën ditën e sotme në Këshillin e Ministrave. Një prej tyre ka të bëjë me ndërtimin e një hoteli me 5 yjë në Durrës. Sipas Kumbaros, ky investim do të kushtojë 15 milionë euro. Kumbaro tha se “nuk është thjesht ideja e miratimit të një statusi të veçantë të një investitori të ri”.


Miratuam dy vendime që kanë të bëjnë me ministrinë e turizmit. Miratuam statusin e vecantë, ndërtimi i një hoteli me 5 yje. është një investim që do ndodhë në Durrës, është në vazhdimësi të turizmit, për të shtuar investitorët e fuqishëm, bëhet fjalë për një grup hotelesh me një brand shumë të mirë. Në fakt nuk është vetëm ideja për miratimin e një hoteli të ri, është shumë më tepër krijon punësime, bëhet fjalë për investim 15 milionë euro. Vendos në qendër vizionin që ne kemi si një ekonomi shumë e rëndësishme. Krijohen standarte të reja në vend. Dua të theksoj se ndërkohë që punojmë, ministria ka nisur punën bashki më Bashki për të trajtuar me prioritet çështjen e mbetjeve dhe përgatitjen e sezonit turistik para se të vijë. Synimi ynë është që të jetë gjithë vjetor. Për ne sezoni fillon nesër, ndotja e mbetjeve është çështja kryesore që ne kemi në terren. Vendimi i dytë, angazhimi i qeverisë me emtimin e gazrave me CO2, ky është një angazhim i përbashkët i të gjitha vendeve që do të bëhet i njohur për partnerët tanë ndërkombëtare që do bëhet në samitin e Glasgout në datë 26. Nuk është e para herë që Shqipëria merr vendime të tilla të guximshme. Jemi afër, mjafton të shohim se çfarë sjell dinamika e reshjeve, këtë do e bëjmë së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë.’- u shpreh Kumbaro.

Pyetje: A ka një plan konkret për të zhvilluar turizmin malor?

Kumbaro: Po, do e shikoni në vendimin e ardhshëm të qeverisë. Në fushën e qeverisë do të ketë një theks të vecantë për eko turizmin, agro turizmin por dhe ato ujore dhe malore. Potenciali që kemi në Shqipëri, do ishte mëkat për ne që të mos i shfrytëzojmë. Kur themi se jemi kampion, kemi parasysh të gjithë diapazonin që ne kemi parasysh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mirela kumbaro vendimet e qeverise 6 tetor 2021 mirela kumbaro vendimet e qeverise 6 tetor 2021

Sondazh

Poll