Aktualitet

Zjarr në Bubq të Krujës, flakët përfshijnë magazinën, dy zjarrfikës në vendngjarje

6 Tetor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Zjarr në Bubq të Krujës, flakët përfshijnë

KRUJË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe pylli, ndërkohë që nga erërat e forta flakët kanë depërtuar brenda një magazine ushqimore për blegtorinë.

Nga zjarri magazina është djegur plotësisht, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve.

Zjarri ka rënë në afërsi të banesave, ndërkohë që ende nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit, nëse është nga pakujdesia apo i qëllimshëm.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne bubq zjarr ne bubq

Sondazh

Poll