Politike

Pak orë para nisjes së ‘Foltores’, Berisha mbledh në Gjirokastër drejtuesit e degëve (FOTO)

6 Tetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Pak orë para nisjes së ‘Foltores’, Berisha mbledh në

GJIROKASTËR– Ish-kryeministri Sali Berisha pak orë para takimit me mbështetësit e tij në Gjirokastër, është takuar me krerët e degëve të Partisë Demokratike në qytet. Berisha ka ndarë pamjet nga takimi i tyre, ku dallohet se drejtuesit e degëve janë pranë njëri-tjetrit dhe pa maska.

Takim i përzemërt në Qendrën Administrative Picar me drejtues të degëve të PD të Qarkut të Gjirokastrës”, shkruan Berisha.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili njoftoi orë më parë se do ishte pjesë e takimit të Berishës në Gjirokastër.

Ky është takimi i gjashtë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll