Politike

REAGIMI/ Kush e gënjeu SHBA? Ambasada ia ‘faturon’ PD-së protestën për rritjen e çmimeve

6 Tetor 2021, 10:04 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada Amerikane ia ka faturuar Partisë Demokratike organizimin e protestës së ditës së sotme për rritjen e çmimit të energjisë, naftës, gazit dhe produkteve të konsumit. Nëpërmjet një njoftimi të ndarë në faqen zyrtare të ëebit të Ambasadës, dega e drejtuar nga Yuri Kim, shkruan se është PD që ka njoftuar sot se do të mbajë protestë përballë Kryeministrisë. Më tej, ambasada iu bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin grumbullimet e shumta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë në zyrën e Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Ky reagim i pasaktë i Ambasadës Amerikane, vjen disa orë pas organizimit të një proteste spontane e cila nuk është thirrur nga asnjë grupim politik. Kanë qenë vetë qytetarët që janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë thirrur një protestë pasditen në orën 17:00, për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimeve. Por pse duhej ky reagim? Kujt i shërbeu kjo deklaratë e pasaktë? A duhet që ambasada Amerikane në Tiranë të jetë e mirëinformuar në lidhje me organizimet qytetare në Shqipëri që do të duhet të mbështeteshin e jo të sulmoheshin, kur pas saj fshihen qytetarë e jo militantë partish?

(a.b;f.g)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada amerikane proteste per rritjen e cmimeve ambasada amerikane proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll