Politike

VIDEO-PIKANTE/ Rama ‘trazon ujërat’ në Slloveni, kryeministri i Luksemburgut lë konferencën për ta takuar, holandezi ni

6 Tetor 2021, 09:25 Nga DOSJA
VIDEO-PIKANTE/ Rama ‘trazon ujërat’ në Slloveni,

SLLOVENI– Momenti i mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Samitin e Brdos në Slloveni është shoqëruar me batuta dhe çaste pikante. Sapo Rama arrin tek hyrja e ndërtesës, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel që po jepte deklaratë për mediat ndërpret prononcimin dhe afrohet pranë kryeministri shqiptar.

Bettel e përshëndet Ramën në mënyrë mjaft miqësore dhe afrohet që ta takojë, por Kreu i Qeverisë shqiptare largohet pa e përfillur dhe nis të futet brenda bashkë me homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Këtu nis një tjetër moment pikant! Rama i drejton dorën Ruttes që të futet ai i pari, por ky i fundit bën të njëjtën gjë.

“Futu ti i pari”; “Jo, jo”; “Futu ti,”- dëgjohet në sfond.

 Si përfundim të dy liderët, si kryeministri shqiptar dhe ai holandez përfundojnë duke ecur mbrapsht jashtë ndërtesës.

LAJM KRYESOR:AXHENDA- Samiti i Brdos/ Liderët e BP-së dhe të BE-së diskutojnë për Integrimin, i pranishëm Rama (Mesazhet e para)

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mark rutte samiti i brdos ne slloveni xavier bettel edi rama mark rutte samiti i brdos ne slloveni xavier bettel

Sondazh

Poll