Politike

Rama për ‘El Pais’: E kemi mësuar në mënyrën më të keqe që të mos presim asgjë nga BE, vetëm fjalë të bukura ka

6 Tetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Rama për ‘El Pais’: E kemi mësuar në

SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median spanjolle “El Pais”, ku ka deklaruar se nuk ka pritshmëri për çështjen e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nga Samiti i Brdos që po mbahet sot në Slloveni. Duke komentuar mbështetjen e shprehur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Rama tha se për shumë vite Shqipëria ka dëgjuar shumë fjalë, por asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht viteve që kanë kaluar. Futjen e Shqipërisë në BE, Rama e konsideron një nevojë e jo një dëshirë, si dhe shton se nuk ka asnjë alternativë tjetër paralele.

“Ne e kemi mësuar në mënyrën më të keqe se nuk duhet të presin asgjë. Kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër; fjalët e bukura janë një gjë; faktet, një tjetër…Ka pasur gjithmonë në këtë proces një, dy, tre shtete anëtare që kundërshtojnë. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit. Evropa është zgjedhja jonë dhe feja jonë. Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua. Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar.

Kreu i Qeverisë Shqiptare ka komentuar edhe situatën e Kosovës.

“Sigurisht që ne duam të bashkohemi me ta, por brenda gjithë mënyrës së anëtarësimit në BE. Tani për tani, Kosova është peng i një procesi të papërfunduar të paqes me Serbinë. Kjo vjen e para. Pastaj pjesa tjetër. Ne kemi interesa të përbashkëta kombëtare. Pastaj, kur bëhet fjalë për politikën e përditshme, nuk më intereson se çfarë mendon ai,”- thekson ai. 

I pyetur për qeverinë që sapo ka formuar me më shumë ministre femra, Rama tha se edhe kjo ka një mesazh.

“Unë nuk e kam bërë atë për të përcjellë një mesazh, por për të pasur njerëzit e duhur në vendin e duhur,”- thotë ai.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama per el pais samiti i brdos ne slloveni edi rama rama per el pais samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll