Politike

VIDEO- Arben Ahmetaj: Nuk po rritet çmimi i energjisë elektrike! Prisni paketën e Ramës

6 Tetor 2021, 10:52 Nga DOSJA
VIDEO- Arben Ahmetaj: Nuk po rritet çmimi i energjisë elektrike!

TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se qeveria shqiptare do të prezantojë paketën e mbështetjes për qytetarët dhe bizneset javën e ardhshme pas krizës së paralajmëruar të energjisë elektrike dhe rritjes së çmimeve.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se aktualisht tregu po monitorohet.


“Dua të korrigjoj një togfjalësh që ju përmendët, ‘çmimi e energjisë elektrike po rritet’, jo nuk po rritet. Kjo nuk është e vërtetë. Kemi ndonjë rritje për qytetarët, familjarët, bizneset apo ndërmarrjet në tërësi? Jo nuk kemi. Po i monitorojmë dhe kryeministri do të dalë me një paketë për këtë gjë, kështu që priteni. Është një paketë mbështetëse për konsumatorin familjar dhe biznesin,”- tha Ahmetaj ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll