Politike

VIDEO- Komisioni i Ekonomisë/ Tabaku: Akti Normativ nuk ka lidhje me pandeminë por me hallet e qeverisë

6 Tetor 2021, 09:44 Nga DOSJA
VIDEO- Komisioni i Ekonomisë/ Tabaku: Akti Normativ nuk ka lidhje me

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Financës dhe Ekonomisë anëtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se është dakord me dekretin e presidentit Meta në lidhje me Aktin Normativ. Ajo u shpreh se kishte dëgjuar ministren e Financave në lidhje me stimulin ekonomik dhe vuri në dukje se Akti Normativ i Qershorit 2021 nuk ka lidhje me stimulin Ekonomik.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë 1 mld lekë për AKSHI apo 1 mld lekë për dronet qe blihen nga Turqia. Ne mund të mblidhemi kur të doni për pandeminë dhe rindërtimin por nuk kemi një AN për këto çështje por për disa çështje “ nënvizoi ajo ndërsa vuri në dukje se shpenzimet në Akti Normativ 2021 nuk kanë lidhje me zërat.

Më tej, ajo shprehu habinë se çfarë lidhje ka pandemia me 900 mln lekë që qeveria do t’ia japë Bashkisë Tiranë për godinën e Teatrit Kombëtar.


“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim për Teatrin Kombëtar, prishja është ilegjtime, prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës. Për çfarë arsye i kaloni Bashkisë Tiranë 900 mln lekë për Teatrin Kombëtar kur vendimi për prishjen është antikushtetues dhe prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës?!”

Ndër të tjera, Tabaku u shpreh se ndihma që qeveria shqiptare akordoi për qytetarët ishte më e ulëta në rajon. Ajo citoi të dhëna nga FMN dhe BB në lidhje me ndihmën ekonomike ndërsa vuri në dukje se kjo deficencë as nuk po rregullohet dhe as është rregulluar nga Akti Normativ 2021.

“Ajo pak ndihmë ekonomike që u dha u morr e gjitha nga klientët e qeverisë pra nga koncesionarët” , shtoi deputetja Tabaku duke iu referuar fondit të garancisë sovrane që i ka shkuar mbi 50% për koncesionarët e qeverisë.

Ndërkohë ajo shtroi më tej çështjen në lidhje me fondet e pandemisë: “Si u shpenzuan 1 mld euro në ekonomi kur vetëm 120 mln euro shkoi për mbështetje direkte?” pyeti ajo në Komision.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni i ekonomise 6 tetor 2021 jorida tabaku komisioni i ekonomise 6 tetor 2021

Sondazh

Poll