“Prostituta informacioni, injorantë”, Rama flet për marrëdhënien me gazetarët: Kam mendimin tim, nëse janë ofendu
6 Tetor 2021, 10:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka konsideruar fyerje termat që ka përdorur për të përshkruar gazetarët në Shqipëri. I pyetur nga “El Pais” për fjalët ‘prostituë informacioni’; ‘pijanecë’; ‘armiq’; dhe ‘injorantë’, Rama ka thënë se ai nuk ka ofenduar askënd personalisht dhe nëse është ndjerë ndonjë prej tyre i ofenduar, problemi qëndron tek ai.
“Lidhur me marrëdhënien e tij ‘mbi gjemba’ me gazetarët, të cilët ai i ka quajtur “prostitutat e informacionit”, “parazitët”, “pijanecët”, “armiqtë” ose “injorantët”, Rama e konsideron atë “gjë të së kaluarës të nxjerrë jashtë kontekstit” dhe shton se ” kryeministri ka të njëjtën të drejtë si gazetarët të thonë mendimin e tij.”
“Unë nuk ofendova personalisht askënd,” shton ai, “Unë thjesht fola për fenomenin e lajmeve të rreme, akuzat, akuzat e pabazuara…pjesë e asaj që unë e quaj gazetari dembele. Dhe kush ndihet i fyer, ndoshta ai ka një problem.”,”– shkruan media spanjolle ndër të tjera.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike dhe Kreu i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se do të shkrihet Akademia e Studimeve Albanolo...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka bërë me dije se edhe Opozita do t’i bashkohet protestës që do të mbahet pasditen e sotme në or...
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama është ndarë nga grupi i liderëve pas shkrepjes së fotos së përbashkët. Në pamjet e publikuara nga vetë Kreu i Qeverisë shi...
SLLOVENI– Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi teksa pritet që të fillojë Samiti BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se...
SLLOVENI- Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuad...