Politike

Berisha në Gjirokastër, i bashkohet Tritan Shehu: Ngjarje e veçantë

6 Tetor 2021, 10:00 Nga DOSJA
Berisha në Gjirokastër, i bashkohet Tritan Shehu: Ngjarje e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu do i bashkohet ditën e sotme ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Gjirokastrës. Nëpërmjet një shkrimi në profilin e ‘Facebook’, Shehu e cilëson këtë mbledhje të Berishës si të veçantë për të gjithë demokratët e këtij qarku. Ai shkruan se vetëm një Parti Demokratike e gjerë, e hapur, dinamike mund të përballet dhe të fitojë mbi këtë regjim për t’i rikthyer mundësinë, lirinë banorëve.

POSTIMI:

”Berisha sot në Gjirokastër! Një ngjarje e veçantë kjo për demokratët, për të gjithë banorët e nderuar të këtij qarku me vlera e kontribute të pallogaritshme në zhvillimet historike të vendit tonë, të këtij qarku që po ndjen mbi shpinën e tij të gjithë arrogancën, përbuzjen e këtij regjimi antidemokratik. Vetëm një PD e gjerë, e hapur, dinamike, si themeli i opozitës shqiptare mund të përballet e të fitojë mbi këtë regjim, duke i kthyer edhe këtij qarku hapësirat, mundësitë, liritë, bërë realitet aspiratat e të gjithë banorëve të tij. Berisha do të dialogojë sot pikërisht për këto nga foltorja e tij në hotel Olimpik të Gjirokastrës, ora 18.00′

Takimi i sotëm është i gjashti që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll