Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi: Duhet të hapin konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë

6 Tetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi: Duhet të hapin

SLLOVENI– Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi teksa pritet që të fillojë Samiti BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se duhet të nisë konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të integrimit.

Sot, udhëheqësit evropianë do të riafirmojnë angazhimin tonë për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe të hapim konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim grupe të reja negociatash me Serbinë, të përshpejtojmë punën tonë për ta bërë BiH një kandidate për anëtarësim dhe liberalizimin e vizave të Kosovës, “- tha Varhelyi.

Varhelyi gjithashtu u shpreh se si pikë diskutimi do të jetë dhe rimëkëmbja e ekonomisë për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku spias tij ndihmat e ofruara nga BE-ja për rajonin kanë dhënë sinjale pozitive. Ai theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë rajonin me ndihma financiare por edhe me vaksina për të menaxhuar pandeminë.

 

Lajmi kryesor/ AXHENDA- Samiti i Brdos/ Liderët e BP-së dhe të BE-së diskutojnë për Integrimin, i pranishëm Rama (Mesazhet e para)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike rajoni integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi samiti i brdos ne slloveni integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll