Aktualitet

Arrestohen 7 persona në Shqipëri, njëri u kap teksa kthehej nga Gjermania

6 Tetor 2021, 06:24 Nga DOSJA
Arrestohen 7 persona në Shqipëri, njëri u kap teksa kthehej nga

SHQIPËRI– Shtatë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 34-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është kapur në Rinas duke ardhur nga Gjermania. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Tre persona akuzohen për dhunë, një për kanabis, ndërsa një tjetër për shkelje të rrgullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij; E. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij. Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale; R. P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll