Bota

Shpëtuan Kosovën nga serbët, ish-presidenti Clinton dhe Albright vizitojnë Prishtinën më 12 qershor

10 Qershor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Shpëtuan Kosovën nga serbët, ish-presidenti Clinton dhe Albright

KOSOVE- Ish-presidenti i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, do të vizitojë Kosovën në përvjetorin e 20-të të largimit të trupave serbe nga Kosova pas ndërhyrjes së NATO.

Komuna e Prishtinës ka angazhuar një kompani e cila do të pastrojë edhe statujën që qëndron në lagjen Dardania në nder të Clinton.

Clinton do të mbajë edhe një fjalë në këtë ceremoni.

Gjatë vitit 1999 ShBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë protagonistët kryesorë në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që asokohe udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Përveç ish-Presidentit Clinton në ditën e çlirimit të Kosovës më 12 qershor pritet të jetë edhe ish-sekretarja e ShBA-së Madeleine Albright.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 20-vjetori i ndërhyrjes së nato-s bill clinton madeline albright 20-vjetori i ndërhyrjes së nato-s bill clinton madeline albright

Sondazh

Poll