Bota

U mboll nga dy liderët në Shtëpinë e Bardhë, ‘zhduket’ lisi që Macron i dhuroi Trump

10 Qershor 2019, 09:42 Nga DOSJA
U mboll nga dy liderët në Shtëpinë e Bardhë,

SHBA– Pema e mbjellë nga Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në Shtëpinë e Bardhë si një simbol i lidhjeve të dy shteteve ‘ka vdekur’.

Mediat franceze raportojnë se pema nuk shihet më në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ku dhe u mbjell nga dy krerët e shteteve përkatëse .

Lisi u dha si një dhuratë për presidentin amerikan gjatë vizitës së Macron në SHBA në vitin 2018. “100 vjet më parë, ushtarët amerikanë luftuan në Francë, në Belleau për të mbrojtur lirinë tonë. Kjo pemë lisi (dhurata ime për @realDonaldTrump)) do të jetë një kujtesë në Shtëpinë e Bardhë të këtyre lidhjeve që na lidhin,”- u shpreh Macron pas mbjelljes së pemës.

Por tashmë prej një jave “Le monde” shkruan se pema e mbjellë është zhdukur. Këtë lajm më vonë e konfirmoi edhe “Le Figaro”.

Fotot e bëra në oborrin e Shtëpisë së Bardhë tregojnë një copë toke të verdhë në vendin ku ishte mbjellë pema, shkruan “The Guardian”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota macron shtepia e bardhe trump zhduket pema e mbjelle macron shtepia e bardhe trump zhduket pema e mbjelle

Sondazh

Poll