Bota

“S’kemi lidhje me grupet eksremiste”, motra e Konstandino Kacifas kandidon për deputete në Greqi

10 Qershor 2019, 09:10 Nga DOSJA
“S’kemi lidhje me grupet eksremiste”, motra e Konstandino

GREQI- Ermioni Kacifas, motra e Kostandino Kacifas, do të kandidojë për deputete në Parlamentin e Greqisë. Ajo do të kandidojë me Partinë Unioni i Qendrës, në zgjedhjet e 7 korrikut.  Prezantimi i motres së Kacifas është bërë nga vet kryetari i kësaj partie, i cili ka publikuar një foto dhe tregon se Ermioni do të jetë kandidate për një karrige në Parlament.

Motra e Kostandino Katsifas ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste dhe çdo akt dhune, dhe shton se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me grupe të ndryshme ekstremiste.

Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët nuk zgjidhen në bazë të votave personale, por në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, natyrisht pasi kapërcehet kufiri minimal prej 3% i votave në rang vendi.

Unioni i Qendrës, bashkë me dy partitë e tjera të vogla, Greket e Pavarur dhe Potami (Lumi) pësuan një goditje totale në zgjedhjet për Parlamentin Europian në 26 Maj, madje humbën edhe numrin e deputetëve të duhur për të qenë grup i veçante i Parlamentit. Konkretisht Unioni i Qendrës mori vetëm 1.45% të votave.

Kujtojmë se Kostandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ermioni kacifas kostandino kacifas unioni i qendrës vrasja e kaçifasit zgjedhjet në greqi ermioni kacifas kostandino kacifas unioni i qendrës vrasja e kaçifasit zgjedhjet në greqi

Sondazh

Poll