Aktualitet

Atentati në Elbasan/ Jo vetëm Subashi me rekorde kriminale! Viktima tjetër, i përfshirë në një vrasje në Tetovë

4 Tetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
Atentati në Elbasan/ Jo vetëm Subashi me rekorde kriminale! Viktima

ELBASAN– Viktima e dytë nga atentati në Elbasan është identifikuar si Lulzim Bitri nga Elbasani. Njëjtë si Ardian Çollaku (Subashi), edhe ky ishte një person me precedent të mëparshëm penal, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut në 2018. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale. Ngjarja në vitin 2018 ndodhi në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbi 35-vjeçarin nga Elbasani rëndonte akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim si edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese dhe ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas. Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoninë e Veriut.

LAJMI KRYESOR: Tronditet Elbasani! Ekzekutohen 2 persona, gjendet mjeti i djegur në Balldre, u përdor nga autorët

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e dyfishte ne elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan

Sondazh

Poll