Aktualitet

DINAMIKA: Si ndodhi atentati në Elbasan, autorët ndoqën shënjestrën, pastruan “shenjat” deri në fund…

4 Tetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
DINAMIKA: Si ndodhi atentati në Elbasan, autorët ndoqën

ELBASAN– Rikthehen atentatet! Pasditen e sotme, rreth orës 19:00 të pasdites, në hyje të Elbasanit, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i luleve, një makinë tip “Volvo” po i afrohej një karburanti. Tre persona, të veshur me të bardha dhe me kapuç në kokë, që kishin ndjekur prej kohësh lëvizjet e Ardian Subashit (Çollakut) nxorrën armët automatike dhe qëlluan pa mëshirë, e pa pasur nevojë për të zbritur në asnjë moment nga makina.

Pasi kanë kuptuar lëvizjet e shënjestrës së tyre, autorët e kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë. Në momentin që 50-vjeçari ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe ka hyrë për të takuar mikun e tij Lulzim Bitri, “aksioni” ka filluar.

Mbi 50 plumba janë lëshuar në vendin e ngjarjes, duke i marrë jetën në vend 35-vjeçarit Bitri, ndërsa Ardjan Çollaku kishte ende shenja jete. Ndërsa u njoftua ambulanca, qytetarë të rastit u afruan për të dhënë ndihmën e parë, por rrugë për në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari pësoi vdekje klinike, por ka ende shpresa. Ndaj, edhe pse në gjendje kome, është sjellë për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë që autorët e kanë bërë siç duket detyrën, duke mos harruar ritualin e përherëshëm. Me shpejtësi “rrufe” ata janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. Por nuk kanë shkuar shumë larg.

Policia e ka djegur makinën ende duke u djegur, ndërsa pritet që shpejt mjeti t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Edhe pse në çdo pikë hyrëse dhe dalëse të qytetit janë ngritur postblloqe të shumta, dyshohet se autorët nuk kanë dalë fare nga Elbasanit. Kamerat e sigurisë së karburantit por edhe në zonë, mund të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes, për të bërë më pas të mundur edhe kapjen e tyre, në mënyrë që të zbardhin shkakun e vrasjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan

Sondazh

Poll