Aktualitet

“Pandora Papers” vë në lëvizje SPAK, nisin verifikimet për dyshimet se në listë është një politikan shqiptar

4 Tetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
“Pandora Papers” vë në lëvizje SPAK, nisin

TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një verifikim lidhur me publikimet e “Pandora Papers”, ku janë ngritur dyshime për një zyrtar shqiptar në listën e 330 zyrtarëve në të gjithë botën që rezultojnë me llogari “offshore”.

SPAK po verifikon të dhënat që kanë dalë dhe më pas do të vendoset për të nisur hetimet nëse vlerësohet e ka vepër penale. Qëllimi është për të mësuar nëse paratë e transferuara në parajsat fiskale janë apo jo të ligjshme dhe kush ka qenë burimi i tyre.

Sipas skandalit të zbuluara nga konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues, mes përfituesve është edhe një politikan shqiptar, i cili është ende i paidentifikuar, ndërsa flitet edhe për disa dhjetra kompani të tjera me bazë në vendin tonë. Rrjeti i gazetarëve investigativë të ballkanit, BIRN, ka publikuar dhe biznesmenin e parë shqiptar të përfshirë në këto “offshore”. Sipas këtyre dokumenteve të rrjedhura në publik, rezultoi se Vasil Kallupi ka përfituar 3.6 milion euro nga kontraktori i OST “Energoinvest”, të derdhura në kompaninë e tij e konsulencës “AL Energy Transmission”.

Në rrjedhën më të madhe të dokumenteve në histori, të pagëzuar si “Pandora Papers”, më shumë se 330 udhëheqës e ish-udhëheqës politikë identifikohen si përfitues të llogarive sekrete; mes të cilëve ish-kryeministri britanik Tony Blair, lideri çek Andrej Babis dhe bashkëpunëtorë të presidentit rus, Vladimir Putin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet investigimi i pandora papers pandora papers investigimi i pandora papers pandora papers

Sondazh

Poll