Aktualitet

Tronditet Elbasani! Qëllohen 2 persona, njëri në koma, tjetri vdes. Gjendet mjeti i djegur në Balldre, u përdor nga autorë

4 Tetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Tronditet Elbasani! Qëllohen 2 persona, njëri në koma, tjetri

SHQIPËRI– Elbasani është tronditur pasditen e sotme nga një atentat që ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër ka pësuar vdekje klinike! Ardian Subashi, gjithashtu i njohur me mbiemrin Çollaku, po konsumonte një kafe në një karburant në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit të Elbasanit me mikun e tij, Lulzim Bitri.

Në një moment, të dyve u afrohet një makinë, nga dritarja e të cilës del qyta e një arme automatike që lëshon breshëri plumbash ndaj tyre. Numri i predhave të marra nga atentati la të vdekur në vend Bitrin, ndërsa 48-vjeçari Subashi (Çollaku) ishte ende gjallë në momentin kur në zonë mbërriti ndihma e parë. Por teksa transportohej për në spitalin e Elbasanit, ai pësoi vdekje klinike dhe në gjendje kome është sjellë tek Trauma në Tiranë.

Ndërkohë autorët janë zhdukur duke kryer edhe “ritualin” e të gjithë atentateve; kanë djegur makinën që përdorën gjatë atentatit në fshatin Balldren, duke mos lënë asnjë shenjë pas. Mjeti ‘Volvo’ i përdorur nga autorët u gjet ende duke u djegur nga Policia e Shtetit.

Por kush ishin shënjestrat e atentatit?

Si Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Në vitin 2015, sapo kishte dalë nga burgu, ai shkaktoi një viktimë pas një aksidenti me makinë.

Ndërsa këtë vit, u hetua për vrasjen e Everest Çakajt. Ndërsa Lulzim Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, raportohet se të dy ishin të përfshirë në ngjarje të lidhura me grupe kriminale të ndryshme të qytetit, por në “kampe” të ndryshme.

E gjithë ngjarja pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë në zonë dhe ato të karburantit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit. Në Elbasan kanë mbërritur edhe forcat RENEA, FNSH dhe Departamenti i Policisë Kriminale, pasi dyshohet se autorët e vrasjes ndodhen ende në qytet.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku vritet ardian subashi vritet lulzim bitri elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku vritet ardian subashi vritet lulzim bitri

Sondazh

Poll