Aktualitet

Pandora Papers, flet gazetari që investigoi dokumentet: Dhjetëra shqiptarë të regjistruar në parajsat fiskale

4 Tetor 2021, 21:18 Nga DOSJA
Pandora Papers, flet gazetari që investigoi dokumentet: Dhjetëra

Besar Likmetaj është një prej gazetarëve shqiptarë i cili ka investiguar dokumentet e rrjedhura të njohura si Pandora Papers. Në studion e Opinion, ai thotë se janë me dhjetëra, shqiptarët të cilët rezutojnë të regjistruar në ato që quhen parajsa fiskale.

Besar Likmetaj: Edhe në rastin e Shqipërisë ka dhjetëra nyje që kanë të bëjnë me entitetet të regjistruara në parajsa fiskale, qofshin persona, llogari bankare, adresa që gjendet tek dokumentet që mund të lidhen me persona që kanë shtetësi shqiptare.

Blendi Fezvziu: Pra ju keni gjetur goxha persona me shtetësi shqiptare që janë të regjistruar në parajsën fiskale.

Besar Likmetaj: Është e vërtetë dhe kjo nuk është një gjë e padëgjuar.

Blendi Fevziu: Sa? Ka një numër të përafërt?

Besar Likmetaj: Me dhjetëra.

Blendi Fevziu: Me dhjetëra shtetas shqiptarë, me pasaportë shqiptare dhe aktivë në Shqipëri?

Besar Likmetaj: Ose mund të jenë disa persona të huaj që janë aktivë në Shqipëri.

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besar likmetaj investigimi i pandora papers pandora papers besar likmetaj investigimi i pandora papers pandora papers

Sondazh

Poll