Aktualitet

“Tavolina është e rezervuar, çohu”/ Sherr në lokal, klienti e godet kamarierin në Elbasan, 50-vjeçari në vdekje klini

4 Tetor 2021, 21:41 Nga DOSJA
“Tavolina është e rezervuar, çohu”/ Sherr në

ELBASAN- Debati për rezervimin e një tavoline ka përfunduar në një sherr banal, ku si pasojë një person është plagosur. Dje, në njoftimin e Policisë, nuk u bë me dije gjendja e tij shëndetësorë, por sot mësohet se ai ka pësuar vdekje klinike.

Bëhet fjalë për Gazment Kurmakun, 50 vjeç, i cili është kryekamarieri i një kompleksi në zonën e Labinotit. Por si ka nisur sherri? Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se gjithçka ka nisur tre ditë më parë. Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre. 

Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke i përplasur kokën me një pjesë betoni, e pikërisht në këtë moment, i lënduari ka marrë goditje në forta që i kanë shkaktuar edhe gjendje kome.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan erjon llapushi gazmend kurrmaku sherr ne elbasan elbasan erjon llapushi gazmend kurrmaku sherr ne elbasan

Sondazh

Poll