Aktualitet

‘Më telefonuan në mëngjes’/ Rrëzimi i avionit në Vermosh, Artan Hoxha: Ngeci në ngritje, tani mblidhet kanabis

4 Tetor 2021, 20:31 Nga DOSJA
‘Më telefonuan në mëngjes’/ Rrëzimi i avionit

TIRANË– Gazetari investigati, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me rrëzimit e avionit sot në Vermosh të Malësisë së Madhe. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se avioni ka mbetur pasi nuk është ngritur dot për shkak të peshës, ndërsa ka theksuar se periudha përkon me atë të mbledhjes së kanabisit.

Po ashtu, ai ka shtuar se mjeti fluturues ka cënuar sigurinë kombëtare të vendit, pasi në asnjë moment nuk kanë njoftuar për fluturimin.

“Nuk ka asnjë shenjë identifikuese, unë jam njoftuar për një helikopter në mëngjes. Kam pyetur Forcat e Armatosura dhe më thanë që është vetëm një në ajër. Ai ka shkuar në Skrapar, ka marrë një të sëmurë dhe është në fluturim. Ka hyrë në territor, ka cënuar sigurinë kombëtare, nuk ka njoftuar asnjë që po hyn dhe po del. Ka ngecur në ngritje. Ka mbetur aty. Ka pësuar dëm. Ata kanë zgjedhur një livadh. Kjo më bëri çudi se në Vermosh ka një copë asfalt ku mund të ulesh. Ky avion nuk mban pesha të mëdha 400 kg, por në rastin konkret kur fluturojnë në lartësi të mëdha i ulin pak karburantin. Jemi në fazën e mbledhjes së kanabisit,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha rrezohet avioni ne vermosh artan hoxha rrezohet avioni ne vermosh

Sondazh

Poll