Aktualitet

“Pandora Papers”/ Gazetarja: S’kemi gjetur gjurmë politikani të rëndësishëm shqiptar në dosje

4 Tetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
“Pandora Papers”/ Gazetarja: S’kemi gjetur gjurmë

TIRANË- Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka dhënë më shumë detaje lidhur me skandalin e “Pandora Papers”. E ftuar në emisionin Open në Top Channel dha detaje për “Pandora Papers”, ajo ka komentuar të dhënën se në skandal është i përfshirë edhe një politikan, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Bogdani tha se nuk janë gjetur gjurmë të politikanëve shqiptarë në dosjet me të cilat janë marrë 600 gazetarë.

“Nuk kemi gjetur gjurmë të një politikani të rëndësishëm që të ketë fshehur para. Përgjithësisht më rezulton që nuk ka nevojë fare t’i fshehin paratë në mënyrë ofshore”, tha Bogdani.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandra bogdani investigimi i pandora papers pandora papers aleksandra bogdani investigimi i pandora papers pandora papers

Sondazh

Poll