Aktualitet

Banorët e Laprakës në protestë, projekti i Unazës rrezikon t’u shembë shtëpitë

4 Tetor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Banorët e Laprakës në protestë, projekti i Unazës

TIRANË– Banorët e Laprakës kanë protestuar ditën e sotme për rrezikun e shembjes së shtëpive të tyre, për shkak të projektit të ri të Unazës së Madhe. Rreth 700 banesa në këtë zonë janë projektuar të shemben. Në videon e publikuar nga Fax News ata shihen teksa bllokojnë kalimin e disa automjeteve në shenjë proteste.

Banorët kanë pretenduar se ky projekt favorizon njerëz të pushtetshëm pranë qeverisë dhe njëkohësisht banesat që duhet të shemben janë përzgjedhur. Shpronësimi i banesave nuk është bërë endë dhe ata kanë kërkuar vlerësim më çmimin e tregut, ndërkohë që kanë bërë me dije më herët se protestat e tyre do të përshkallëzohen nëse nuk gjendet zgjidhje.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne laprake proteste ne laprake

Sondazh

Poll