Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu/ Në 2017-ën Ardian Çollaku përplasi dy automjete e një biçikletë, i riu përfundoi nën rrota

4 Tetor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Sapo ishte liruar nga burgu/ Në 2017-ën Ardian Çollaku

ELBASAN– Ardian Subashi, ose Çollaku, ka qenë sot një nga dy shënjestrat e atentatit të ndodhur në Elbasan. 50-vjeçari nuk rezulton një emër i panjohur për Policinë. Në vitin 2017, sapo ishte liruar nga burgu, Çollaku shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një personi. I vdekur në vend mbeti, 35-vjeçari Ardian Rika, me profesion marangoz.

Subashi që po udhëtonte me mjetin e tij luksoz “Range Rover”, i preu rrugën në mes biçikletës, duke e future 35-vjeçarin Rika poshtë rrotave të makinës. Në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur dhe fillimisht ka përplasur dy makina Golf, e më pas e ka marrë përpara marangozin, e ka futur mes rrotave bashkë me biçikletën dhe aty ka ndaluar mjetin.

Dëshmitarët në vendngjarje, vite më parë tregonin për mediat se Subashi kishte zbritur nga makina dhe qëndronte ulur në trotuar në gjendje shoku.

LAJMI KRYESOR: Tronditet Elbasani! Ekzekutohen 2 persona, gjendet mjeti i djegur në Balldre, u përdor nga autorët

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian çollaku ardian subashi ardian çollaku ardian subashi

Sondazh

Poll