Aktualitet

I mbaroi urdhri i mbrojtjes, nëna dhe dy fëmijët nxirren në rrugë, pas burrit e “dhunon” institucioni

4 Tetor 2021, 19:07 Nga DOSJA
I mbaroi urdhri i mbrojtjes, nëna dhe dy fëmijët nxirren në

TIRANË – Për gazetarët e Fiksit ajo tregon se ka patur urdhër mbrojte për të qëndruar në këtë qëndër. Por ditën që Fiksi ka qenë aty i ka përfunduar edhe afati i urdhërit të mbrojtjes. Drejtuesit e qendrës i kanë thënë që të mbledhë rrobat bashkë me fëmijët e saj dhe të dalë jashtë qendrës.

Me lot në sy kjo nënë rrëfen se për të do ishte më mirë të duronte të rrahurat e bashkëshortit, sepse dhuna psikologjike e ushtruar nga drejtuesit e kësaj qendre dhe i gjithë personeli paska qenë e papërballueshme për të.Zonja tregon se në këtë qendër sociale kanë mbetur vetëm dy gra, ku njëra prej të cilave ka fëmijë. Ndërkohë që personeli është i plotë duke filluar që nga punonjëset sociale, psikologe apo punonjëse të tjera.

Gjithashtu ajo rrëfen se trajtohen shumë keq nga ky personel, por nuk ka mundur të denoncojë më parë se nuk ka patur ku të shkojë dhe aq më tepër sot që i ka mbaruar urdhëri i mbrojtjes. Drejtuesit e kanë dëbuar nga kjo qendër bashkë me fëmijët e saj  dhe zonja nuk ka ku të shkojë, pasi është nga fshatrat e thellë të Hasit. Fëmijët e saj 5 dhe 7 vjeç kanë shkuar në kopsht dhe në shkollë dhe tani që ju ka mbaruar urdhri i mbrojtjes janë në rrugë.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fiks fare lajm nga top channel nenen me dy femijet e ncjerrin ne rruge sherbimi social shteteror fiks fare lajm nga top channel nenen me dy femijet e ncjerrin ne rruge sherbimi social shteteror

Sondazh

Poll