Aktualitet

I dënuar me 23 vite burg në Itali! Kush u vra sot në Elbasan, 48-vjeçari kishte dy mbiemra, vjet OFL “i trokiti”

4 Tetor 2021, 17:51 Nga DOSJA
I dënuar me 23 vite burg në Itali! Kush u vra sot në Elbasan,

ELBASAN– Ardian Çollaku është vrarë në një atentat në hyrje të Elbasanit. I njohur edhe me mbiemrin Subashi, viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, por megjithatë nuk ishte i panjohur për Policinë.

Vetëm pak kohë më parë, më 21 Shtator të vitit të kaluar, Subashit alias Çollakut, OFL i “trokiti” në derë duke i kërkuar që të justifikonte pasurinë e tij. 48-vjeçari është dënuar me burg në Itali me 23 vite e 3 muaj për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Po ashtu, ai ka qenë i arrestuar edhe për dhunë në familje.

Babai i dy djemve, nuk ishte i skeduar si pjesë e ndonjë grupi kriminal por vetëm pak kohë më parë ështe hetuar për vrasjen e Everest Çakës, i cili u qëllua për vdekje brenda makinës së tij në maj të këtij viti. Megjithatë duket se ndaj tij nuk ka pasur mjaftueshëm prova për ta vënë pas hekurave. 

LAJMI KRYESOR: Tronditet Elbasani! Ekzekutohen 2 persona, gjendet mjeti i djegur në Balldre, u përdor nga autorët

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku vritet ardian subashi vritet lulzim bitri elbasan vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku vritet ardian subashi vritet lulzim bitri

Sondazh

Poll