Aktualitet

Vazhdon saga e vrasjeve në Elbasan/ Çollaku e Bitri, pjesë e dy grupeve kriminale, gazetarja Lala: Ja lidhja me Alibejt dhe T

4 Tetor 2021, 19:01 Nga DOSJA
Vazhdon saga e vrasjeve në Elbasan/ Çollaku e Bitri, pjesë e dy

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit u trondit sot nga një atentat i dyfshitë, ku mbetën të vrarë nga plumbat Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku (Subashi). Të dy, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet. Madje Subashi ka qenë i hetuar për një ngjarje të bujshme…pikërisht për atentatin ndaj Everest Çakajt që ndodhi më 11 maj të këtij viti.

Sipas gazetares Klodiana Lala, viktima e sotme me dy mbiemra, dyshohet se ka bashkëpunuar dhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në të ashtuquajturën masakra e Bradasheshit në vitin 2018. Vetë Erjon Alibej është pas hekurave, por dyshohet se ka porositur disa vrasje në qytet. Përveç ngjarjeve kriminale, nga hetimet ka rezultuar që pas dënimit në Itali për trafik droge dhe prostitucion, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.

Nga ana tjetër, viktima tjetër Lulzim Bitri rezulton se ka një lidhje të fortë me Talo Çelën, një nga miqtë më të afërt të tij. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe atë të Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës. Po kështu është i dyshuar për grabitjen e Rinasit.

Vëllai i tij, dyshohet se është porositur që të vritet disa vite më parë me urdhër të Alibejt pasi dyshohet se Çela ka lidhje me masakrën e Bradasheshit, gjë që ngre dyshime lidhur me faktin se përse këta persona ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Aq më tepër kur i përkasin “kampeve” të ndryshme të qytetit. Megjithatë hetimi pritet që të zbulojë gjithçka.

LAJMI KRYESOR: Tronditet Elbasani! Ekzekutohen 2 persona, gjendet mjeti i djegur në Balldre, u përdor nga autorët

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vrasja e dyfshite ne elbasan elbasan vrasja e dyfshite ne elbasan

Sondazh

Poll