Aktualitet

Vrau kushërinjtë Jushi në Laç, dënohet me burg të përjetshëm Markel Bushi

4 Tetor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Vrau kushërinjtë Jushi në Laç, dënohet me burg

TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm Markel Bushin, autorin e vrasjes së dy kushërinjve në Laç, Erion Jushi, 36 vjeç dhe Kelvin Jushi, 30 vjeç, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Mësohet se Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar pretencën e prokurorisë e cila ka këruar burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin, i cili u shpall fajtor për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Vetë Bushi e ka pranuar krimin në seancat e mëparshme, por ka shfaqur pendesë duke shtuar se ishte detyruar që të qëllonte mbi kushërinjtë Jushi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Maj të vitit 2019 në Laç. Dy kushërinjtë, Erion dhe Kelvin Jushi, u ekzekutuan me breshëri plumbash, pasi vëllai i Markelit, Manueli ishte konfliktuar me dy ata në një lokal.

Konflikti ka agravuar dhe të rinjtë kanë nxjerrë armët, duke ekzektuar dy të afërmit. Dy bashkëpunëtorët e Markelit, Manuel Bushi dhe Vinçesk Bushi, janë hetuar dhe gjykuar veçmas, duke u dënuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jani jushi kelvin jushi markel bushi jani jushi kelvin jushi markel bushi

Sondazh

Poll