Aktualitet

I riu TERRORIZON qytetarët në Tiranë, nuk lejon qarkullimin e mjeteve

3 Tetor 2021, 08:12 Nga DOSJA
I riu TERRORIZON qytetarët në Tiranë, nuk lejon qarkullimin e

TIRANË– Një djalë i ri ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në një rrugë në kryeqytet. ‘JOQ’ ka ndarë videon e cila tregon të riun, që mban kufje në vesh, heq bluzen dhe këpucët. I gjendur në mes të rrugës ai iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos merren me të pasi problemin kryesor e ka me policinë.

I riu kërcënon drejtuesin e mjetit që ka përballë, duke i thënë se nëse duan mund të ziheshin së bashku me grushta. Në një moment, një mjet kalon rrugën dhe i riu gjuan me këpucë xhamin e makinës.

Ik o vllai se nuk e kam me ty, mos u ngatërro me mua se e kam me policinë, vazhdo ti. Vazhdo ku të duash, a do me u zi me grushta. Hajde kalo, do me kalu ti’– dëgjohet të thotë i riu.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Nuk dihet se çfarë problemi ka i riu që iu desh të ndalonte qarkullimin e mjeteve. Problemin ai e kishte me policinë e shtetit ndaj mbetet që kjo e fundit të dalë me një njoftim për ngjarjen që terrorizoi drejtuesit e mjeteve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet i riu terrorizon qytetaret tirane i riu terrorizon qytetaret tirane

Sondazh

Poll