Aktualitet

Rrjedhje gazi në një firmë për mbledhje skrapi, digjen dy punonjësit në Krujë

4 Tetor 2021, 11:31 Nga DOSJA
Rrjedhje gazi në një firmë për mbledhje skrapi, digjen dy

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një bombul gazi ka rrjedhur, duke djegur dy punonjës. Mësohet se punonjësit me iniciale G.N dhe A.Z janë të një firme për mbledhjen e skrapit.

Pas djegies punonjësit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë të specializuar dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen 2 punonjes rrjedhje gazi ne kruje digjen 2 punonjes rrjedhje gazi ne kruje

Sondazh

Poll