Dhunë fizike, përndjekje dhe tenative vjedhje, arrestohen 7 persona
4 Tetor 2021, 12:50Nga DOSJA
TIRANË- 7 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale E.Gj është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht motrën e tij, një 24-vjeçar me iniciale J.M është arrestuar për përndjekje të ish-të dashurës së tij. Një 29-vjeçar me iniciale I. M është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë banesën e personit me iniciale B. K. Tre persona me iniciale N. G, 34 vjeç, A. D, 52 vjeç dhe A. T, 28 vjeç, janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 37-vjeçar me iniciale A.N është arrestuar pasi nuk ka pranuar të kryejë testin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Gj, 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij; J. M, 24 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M, 29 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. K. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: N. G, 34 vjeç, A. D, 52 vjeç dhe A. T, 28 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. N, 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.
•Më datë 03.10.2021, në rrugën Kuc-Vorë, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, shtetasi B. V, 25 vjeç, kallëzon se ka dëgjuar një zhurmë si ajo e të shtënës me armë dhe si pasojë i ka dëmtuar lehtë mjetin e tij. Nuk ka persona të lënduar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI- Videoja e mëposhtme është kapur në një nga lokalet në pronësi të shqiptarit Dikenc Halili, që njihej si ‘Keli’ i cili u vra mbrëmjen e kaluar...
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një bombul gazi ka rrjedhur, duke djegur dy punonjës. Mësohet se punonjësit me iniciale G.N dhe A.Z janë...
TIRANË– Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i dosjes së skandalit të Pandora Papers, është zbardhur emri i kompanisë së parë mes 13 atyre shq...
SHKODËR– Avioni që ra në livadhet e Vermoshit dyshohet se do ngarkohej me kanabis. Mësohet se barinjtë që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes ...
SHKODËR– Dy persona, piloti dhe pasagjeri që ndodheshin brenda avionit privat që u rrëzua mesditen e sotme në Vermosh janë larguar nga vendi i ngjarj...
TIRANË- Ky vit shënon në Shqipëri një goditje spektakolare kundër korrupsionit në prokurimet publike: Struktura e Posaꞔme Antikorrupsion, (SPAK) arrestoi 3...