Aktualitet

U rrëzuan në Vermosh, piloti dhe pasagjeri braktisin avionin, hipin në makinë dhe largohen pas aksidentit

4 Tetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
U rrëzuan në Vermosh, piloti dhe pasagjeri braktisin avionin, hipin

SHKODËR– Dy persona, piloti dhe pasagjeri që ndodheshin brenda avionit privat që u rrëzua mesditen e sotme në Vermosh janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se pas aksidentit që kanë pësuar, dy personat kanë njoftuar një të tretë që ka ardhur t’i marrë me makinë.

Ata kanë hipur në mjet dhe janë larguar nga Vermoshi, duke mos lënë pas asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre. Edhe vetë avioni që ka mbetur në livash nuk ka asnjë shenjë identifikuese.

Aksidenti u regjistrua mesditën e sotme në Kelmend të Shkodrës, por ende nuk dihej se çfarë po transportonte mjeti fluturues. Ç’ti ketë bërë udhëtarët të braktisnin avionin?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet avioni ne kelmend rrezohet avioni ne kelmend

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...