Aktualitet

Rritja e çmimeve të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike, shqiptarët protestojnë të mëkurën në orën 17:00

4 Tetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve të bukës, karburanteve dhe energjisë

TIRANË– Shqiptarët nuk e pranojnë rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve dhe të bukës. Në orën 17:00, ditën e mërkurë, qytetarët do të dalin përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Njoftimi për protestën është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk është organizuar nga asnjë përfaqësues politik apo organizatë në veçanti.

Njoftimi i plotë i shpërndarë në rrjet:

Ditën e mërkurë ora 17.00 do të jem përballë Kryeministrisë për të shprehur refuzimin tim ndaj rritjes së çmimit të BUKËS, gazit, naftës, energjisë elektrike. Si qytetar i lirë. Pa organizim. Që mos të vënë dot dhe gjobë nga pandemia për organizim tubimesh (edhe pse për parti i lejojnë mitingjet). Ja tani po njoftoj policinë dhe me shkresë.

Vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kriza energjitike ne shqiperi proteste per rritjen e cmimeve kriza energjitike ne shqiperi proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...