Aktualitet

Dyshohet se plagosi Marjus Xhafën, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

4 Tetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Dyshohet se plagosi Marjus Xhafën, arrestohet 36-vjeçari në

KAVAJË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, i cili akuzohet se është autor i plagosjes së 30-vjeçarit Marjus Xhafa, në vitin 2020 në Kavajë. Mësohet se 36-vjeçari me iniciale E.C akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativ” si dhe “Armëmbajtje paleje”. Ndërkohë që, i është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. C, 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja:

Ky shtetas me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person ne kavaje marjus xhafa arrestohet nje person ne kavaje marjus xhafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...