Aktualitet

Avioni që ra në Vermosh dyshohet se do ngarkohej me kanabis, piloti dhe pasagjeri nuk lanë as barinjtë tu afroheshin

4 Tetor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Avioni që ra në Vermosh dyshohet se do ngarkohej me kanabis, piloti

SHKODËR– Avioni që ra në livadhet e Vermoshit dyshohet se do ngarkohej me kanabis. Mësohet se barinjtë që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes janë afruar që të ndihmojnë pilotin dhe pasagjerin, por këta të fundit nuk i kanë lejuar.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se piloti dhe pasagjeri kanë deklaruar se janë mirë dhe se nuk ishte nevoja për ndihmë.

Barinjtë kanë parë se si të dy janë larguar me një fuoristradë të bardhë, aksidenti u regjistrua mesditën e sotme. Avioni i vogël pësoi avari dhe ra në livadhet e Veroshit në Malësinë e Madhe, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll