Aktualitet

Zbardhet IDENTITETI i plotë, kush është shqiptari që u vra në Athinë dhe njihej si ‘Keli’

4 Tetor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Zbardhet IDENTITETI i plotë, kush është shqiptari që u vra

GREQI Dosja.al ka zbardhur identitetin e plotë të shqiptarit që u ekzekutua me katër plumba në Athinë. Mësohet se 38-vjeçari shqiptar i njohur për miqtë e tij si Keli, zyrtarisht identifikohej si Dikenc Halili.

Por, për arsye që nuk dihen, Halili e ka ndërruar emrin e tij në Keli, ashtu siç edhe e njihnin të gjithë.  

Halili ishte në lokalin që menaxhohej nga vetë ai, “Dejavu” kur u qëllua me katër plumba, dy në kokë e dy në trup. 38-vjeçari u transportua në spital, por ndërroi jetë në orët e vona të darkës si pasojë e plagëve të marra.

Tashmë hetimet kanë filluar dhe pista kryesore ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku dyshohej se ishte përfshirë shqiptari. I ndjeri la pas dy fëmijë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dikenc halili vritet shqiptari ne athine dikenc halili vritet shqiptari ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...