Aktualitet

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane

4 Tetor 2021, 07:48 Nga DOSJA
Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve

VLORË– Situata e rëndë që u regjistrua në Fier, por përsëritet në qytetin e Vlorës. Mësohet se mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve urbane.

Tymi ka mbuluar zonën dhe toksinat janë përhapur në vendet e banuara duke paralajmëruar kështu një katastrofë mjedisore. Zjarri është aktivizuar që në orën 07:30 dhe mendohet të jetë i qëllimshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset, por stabilizimi i situatës duket i vështirë. Fusha e mbetjeve urbane në Fier u përfshi nga flakët këtë verë dhe u shua dy javë më vonë, pasi qytetin e mbuloi tymi helmues. Mënyra ishte mbulimi me dhe i mbetjeve urbane, gjë që nuk dihet nëse do të praktikohet në Vlorë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...