Aktualitet

“Na këpute shpirtin vëlla, iku drita e syve”, rrjeti ‘shpërthen’ në lot pas vrasjes së shqiptarit n

4 Tetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
“Na këpute shpirtin vëlla, iku drita e syve”, rrjeti

GREQI– Rrjeti ka shpërthyer në lot pas vrasjes së 38-vjeçarit shqiptar, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Athinë. Në postime në Facebook, miq e familjarë të Kelit të ndjerë, emri i plotë i të cilit nuk dihet ende kanë shprehur dhimbjen krah fotove të 38-vjeçarit.

“Nuk kam fjalë. Keli Dejavu,”- shkruan një prej tyre.

Vellacko nuk mund ta besoj skam fjal na kepute shpirtin te qoft dheu i leht shpirti ne paqe dhe ngushellime familjes do na mungosh shume Keli Dejavu,”– shton dikush tjetër.

“U Prefsh ne Paqe Keli Dejavu te qoft dheu i let ska fjal per ata Prinder per ato Motra ca tu thuash u iku drita syve si do bejn pa ty do jesh gjithmon ne zemrat tona vlla E Pa Besushme E Pa Besushme,”– shkruan një tjetër.

Keli kishte në pronësi dhe një klub nate. Ai po pinte kafe në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, në Athinë, kur u qëllua një natë më parë. Keli u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Evangelismos, por ndërroi jetë më vonë. Tashmë hetimet kanë nisur dhe pista kryesore është ajo e pazareve të drogës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne athine vritet shqiptari ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...