Aktualitet

Transport të emigrantëve të paligjshëm, arresohet 33-vjeçari në Elbasan

4 Tetor 2021, 07:54 Nga DOSJA
Transport të emigrantëve të paligjshëm, arresohet

ELBASAN- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës prej 400 euro për person. Mësohet se 33-vjeçari me iniciale E.H nga Korça, në mjetin e tij, tip BMW kishte 3 emigrantë të paligjshëm. Në momentin që policia e ka ndaluar për kontroll, 33-vjeçari është larguar me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 33-vjeçari. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Manastrecit”, Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip “BMë”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person. Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arretohet 1 person ne elbasan transport i paligjshem i emigranteve arretohet 1 person ne elbasan transport i paligjshem i emigranteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...