Aktualitet

Transportoi 2 persona nga Siria, arrestohet 1 person në Tiranë

4 Tetor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Transportoi 2 persona nga Siria, arrestohet 1 person në Tiranë

TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi është kapur në flagrancë duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm nga Siria. Mësohet se 26-vjeçari me iniciale K.G së bashku me 29-vjeçarin me iniciale A.S, i cili është shpallur në kërkim, u kanë premtuar emigrantëve kalim të sigurtë drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 26-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 2 shtetas sirianë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Gjithashtu, u shpall në kërkim policor 29-vjeçari, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, u arrestua në flagrancë shtetasi: K. G., 26 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë, duke transportuar dy shtetas sirianë të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe po tentonin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person ne tirane arrestohet 1 person ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...