Aktualitet

Përplasi qëllimisht për vdekje bashkëfshatarin me makinë, kërkohen 18 vite burg për Mhill Gegën

4 Tetor 2021, 06:48 Nga DOSJA
Përplasi qëllimisht për vdekje bashkëfshatarin me

LEZHË– 60-vjeçari Mhill Gega, i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi për vdekje me makinë bashkëfshatarin Mark Gjeta pritet të marrë sot dënimin. Mësohet se prokurori Françesk Ganaj ka kërkuar dënimin me 18 vite burg për Gegën, i cili akuzohet se e ka përplasur qëllimisht me makinë Gjetën.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje, por pritet që trupi gjykues të shqyrtojë versionin e Prokurorisë dhe më pas të japë vendimin final.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës. Mhill Gega dhe Mark Gjeta kishin konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin që u ndezën pasditen e 17 shkurtit.

Pas sherrit verbal, 60-vjeçari shkoi në shtëpi, mori makinën e tij dhe doli të shtypte bashkëfshatarin. Goditjet nga mjeti i shkaktuar vdekjen 68-vjeçarit dhe autori u vu në pranga. Para grupit hetimor, Gega ka deklaruar se viktima e ofendonte shumë shpesh në sy të familjarëve e të njohurve të tij.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mark gjeta mhill gega mark gjeta mhill gega

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...

Aktualitet 3 Tetor 2021, 14:18

TIRANË– Çmimet e energjisë janë në kulm në të gjithë Evropën ndërsa kërkesa rritet dhe furnizimet ‘shtrëngohen’. Pandemia e Covid-19 bëri që e...