Aktualitet

FOTOT- Ky është Keli, shqiptari që u vra në Athinë, u qëllua në lokalin që menaxhonte vetë

4 Tetor 2021, 07:50 Nga DOSJA
FOTOT- Ky është Keli, shqiptari që u vra në Athinë, u

GREQI– Personi që po shikoni në foto është 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë. Mësohet se i riu është me origjinë nga Tepelena dhe kishte ndërtuar jetën e tij në Athinë prej vitesh.

Ai ishte menaxher i lokalit “Dejavu” ku dhe u qëllua për vdekje një natë më parë, prej të cili kishte vendosur dhe emrin në rrjetet sociale, Keli Dejavu. Identiteti i tij i plotë nuk dihet ende. I riu kishte shumë miqësi me këngëtarë shqiptarë, siç shihet edhe në fotot e publikuara prej vetë atij dhe i ftonte të performonin në lokalin në Athinë.

Viktima kishte në pronësi dhe një klub nate. Ai po pinte kafe në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, në Athinë, kur u qëllua një natë më parë. Keli u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Evangelismos, por ndërroi jetë më vonë.  Tashmë hetimet kanë nisur dhe pista kryesore është ajo e pazareve të drogës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne athine vritet shqiptari ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...