Aktualitet

Vjedhje me dhune dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen 2 persona në Fier

4 Tetor 2021, 08:25 Nga DOSJA
Vjedhje me dhune dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen 2 persona në Fier

FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vjedhje me dhunë dhe drejtim motori pa leje përkatëse. Një 28-vjeçar me iniciale A.H është arrestuar pasi në Patos ka vjedhur me dhunë një portofol në pronësi të personit V. Sh. Ai gjithashtu ka marrë një sasi lekësh edhe në lokalin e personit me iniciale O. P.  Ndërkohë që një 49-vjeçar me iniciale A.M u kap pasi po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Postimi i Plotë: 

Fier/ I vodhi me dhunë portofolin me një sasi parash një shtetasi, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari. Gjithashtu ky shtetas ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal në fshatin Margëlliç, Patos. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe arrestuan shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh.

Gjithashtu, po atë natë, ky shtetas ka marë një sasi parash edhe në lokalin e shtetasit O. P në fshatin Margëlliç, Patos. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
—–

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Libofshë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Matarialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në fier arrestohen 2 persona në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 08:37

GREQI– Keli, 38-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Athinë, vetëm pak orë para se të vritej ishte live në Facebook.Pamjet e publikuara ng...

Aktualitet 4 Tetor 2021, 06:39

Aksident në Elbasan, plagoset një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në aksin E...