Bota

Tragjedia në Milano i mori jetën familjes së miliarderit rumun, biznesmeni kishte gruan e djalin në avion

3 Tetor 2021, 21:04 Nga DOSJA
Tragjedia në Milano i mori jetën familjes së miliarderit rumun,

ITALIMediat italiane kanë zbuluar se tre nga tetë personat që ndërruan jetë pas aksidentit ajror në Milano janë pronari i vetë avionit, biznesmeni Dan Petresku, 68 vjeç, një miliarder rumun me nënshtetësi gjermane, gruaja e tij dhe djali.

Gruaja e tij ishte 65 vjeçe, e lindur në Rumani me shtetësi franceze, dhe djali i tij 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu, i lindur në Mynih dhe gjithashtu me dy shtetësi. I katërti ishte Vova Cohn, një ish-aksioner i klubit të futbollit Dinamo, në Bukuresht. Ende nuk dihen identitetet e katër personave të tjerë, por ka dyshime të forta se fëmija që ndërroi jetë ishte nipi i miliarderit që kishte ardhur në jetë vetëm një vit më parë.

Avioni privat bëri një manovër mesditën e sotme dhe u përplas me ndërtesën e lartë në Milano e më pas shpërtheu në flakë. Asnjë nga tetë personat që ndodheshin brenda tij, nuk mbijetoi. Ndërtesa e goditur dhe disa makina morën flakë gjithashtu.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne milano tete te vdekur ne milano rrezohet avioni ne milano tete te vdekur ne milano

Sondazh

Poll