Bota

Vrau 19-vjeçaren dhe gjyshen e saj, Ilir Gjoka që po kërkohet në Mal të Zi, fshihet në Shqipëri

3 Tetor 2021, 17:09 Nga DOSJA
Vrau 19-vjeçaren dhe gjyshen e saj, Ilir Gjoka që po kërkohet

MALI I ZI– Ilir Gjokaj, 28-vjeçari që është shpallur në kërkim për vrasjen e partneres së tij në Malin e Zi, dyshohet se ndodhet në Shqipëri.

Media e Malit të Zi, Avaz.ba shkruan se Gjokaj është futur në vendin tonë ilegalisht dhe po strehohet në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, por ende nuk dihet konkretisht vendi.

“Siç u informuam jozyrtarisht, gjithçka tregon se Gjokaj kaloi kufirin me Shqipërinë nga Tuzi menjëherë pasi vrau vajzën nëntëmbëdhjetë vjeçare me disa të shtëna dhe gjyshen e saj si dhe i shkaktoi plagë të rënda babait të saj. Ai dyshohet se ka shmangur kontrollet e policisë përmes Tuzit dhe është larguar ilegalisht nga Mali i Zi në zonën kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë,”- shkruan media në fjalë.

Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni ilir gjokaj mali i zi shejla bakija shqiperi vrasja e shejla bakijas ilir gjokaj mali i zi shejla bakija shqiperi vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll