Bota

Ç’deklaroi Shejla Bakija para se të vritej, kërcënimet e partnerit: As në tokë e as në qiell s’do jesh e dikujt t

3 Tetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Ç’deklaroi Shejla Bakija para se të vritej,

MALI I ZI– Vrasja e Shejla Bakijas ishte një krim i paralajmëruar. Këtë e thotë mjaft qartë dëshmia e 19-vjeçares së ndjerë, e dhënë në polici gjashtë muaj më parë. Teksa kishte denoncuar partnerin e saj, Ilir Gjokaj për dhunë, Bakija kishte deklaruar se ai e kishte kërcënuar se s’do të ishte e askujt perveçse e tij.

Në dëshmi, e reja ka deklaruar se Gjoka i ka thënë se pavarësisht ndarjes nuk e do lejonte të martohej me askënd tjetër dhe se do derdhej gjak nëse do ndodhte diçka e tillë.

“9 muaj kam jetuar me të fejuarin tim, Ilir Gjokaj Milesh, para 3 muaj përfundova bashkejetesen time me te dhe u ktheva ne shtepinë e familjes time. Diten e 25.08.2021. Ne oën 23:00 isha ne shtepi te prindërve tek zona e “Dheut të Zi”, ai erdhi dhe hyri ne oborrin tim dhe hypi ne ballkon. U mundova ta mbaj deren por ai e hapi dhe hyri brenda. Me ka kercenuar “as ne tokë as ne qiell nuk do jesh e kuj tjeter, nuk do lejoj të martohesh me tjeter kend. Do derdhet gjak per këtë pune dhe jeten e ke ne duart e mije. Mbas iku. Aty prezent ishin vëllau dhe motrat e mia adoleshente. Të cilët ishin të tmerruar,”- thuhet në dëshminë e vajzës.

Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni shejla bakija vrasja e shejla bakijas shejla bakija vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll