Bota

16 vite më parë i vuri prangat, Albin Kurti pret në zyrë Shefin e Njësisë Speciale Operative

3 Tetor 2021, 16:46 Nga DOSJA
16 vite më parë i vuri prangat, Albin Kurti pret në zyrë

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, mes tyre edhe Besart Ahmetin, shefi i Njësisë Speciale Operative, i cili 16 vite më parë e ka prangosur kreun e Qeverisë së Kosovës. Bëhet fjalë për kohën kur Kurti zhvillonte protesta në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfundoi në pranga.

Ahmeti ishte pikërisht njeriu që e prengosi Kurtin, por sot e shkeli zyrën e tij si udhëheqës i operacionit në Veri që tashmë i është kthyer normalitetit.

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë,”- shkruan Kurti.

 

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti besart ahmeti albin kurti besart ahmeti

Sondazh

Poll