Bota

Vrasja e shqiptares në Mal të zi, qytetarët kërkojnë arrestimin e autorit: Nëse je burrë pse fshihesh

3 Tetor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptares në Mal të zi, qytetarët kërkojnë

MALI I ZI– Qindra qytetarë janë ngritur në protestë pas vrasjes së 19-vjeçares Shejla Bakija, ngjarje e ndodhur para dy ditësh në Tuz. Protesta është organizuar nga OJQ Lëvizja Zhvillimore Tuzi dhe Qendra për të Drejtat e Grave, të cilave u janë bashkuar edhe qytetarë të shumta dhe janë ndaluar para komisariatit të policisë në Tuz.

Organizatorët bënë thirrje për një hetim urgjent të këtij rasti si dhe për vënien para drejtësisë të autorit, Ilir Gjokaj, që është ende në kërkim.

“Ne i kërkojmë Administratës Policore, Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe Zëvendëskryeministrit për Sigurinë, Dritan Abazovic, të fillojnë një hetim urgjent për këtë rast të dhunës ndaj grave, i cili përfundoi me humbjen tragjike të një jete të re, pavarësisht fakti se dhuna është raportuar në polici,”- u tha në deklaratë.

“Nëse je burrë pse po fshihet”, “Duam drejtësi”, “jetët e vajza kanë rëndësi”, shkruhet ndër të tjera në posterat që protestuesit mbajnë në duar.

Shejla Bakija u vra nga bashkëshorti i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni proteste per vrasjen e shejla bakijes shejla bakija vrasja e shejla bakijas proteste per vrasjen e shejla bakijes shejla bakija vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll